• |
ide | kryesore

FOTO/ Shihni si po e pret Saimir Tahiri vendimin

Lajme, Të fundit

Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale. Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

Ky i fundit, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./ tch

3 Comments

  1. Vendimi do jepet live te Fevziu
    Hahahhahhaah cfare bufonerie!
    Republike prasi!
    Ah sa mir’ ta hipi Rama o burrec!

  2. Kjo eshte korrektesia dhe pergjegjeshmeria e gjykatave ne Albanistan, thote gjykata ne oren 16 shpallet vendimi dhe ndodhe qe edhe pas 4 ore e gjysem nuk fillon seanca, kur nuk jeni gati zoterinje gjyqtare ka dite neser, pasneser, pse kerkoni te beheni protagonist ne media duke mbajtur para tv nje popull te tere. Cfare do ndodhte ne europe ne nje rast te till kjo eshte drejtesia e re e nje gjykate te “ cilesis “ se larte. Urime per protagonizmin e panevojshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu