• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ekstradimi i Arbër Çekajt, Policia shpërndan pamjet nga Rinasi

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Arbër Çekaj, 39 vjeç, i dyshuar për trafikimin e sasisë së konsiderueshme prej 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania.

Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga e sekuestruar ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave “Arbri Garden”,  për të fshehur veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëvë.

Ai u arratis nga Shqipëria drejt Gjermanisë duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018-s, biznesmeni u kap në flagrancë nga Policia gjermane në një banesë dykatëshe. 3 javë më parë, autoritetet gjermane pranuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e 39-vjeçarit.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani lidhur me sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 milionë euro që mbërriti në portin e Durrësit. Ai u ekstradua në kushte të larta sigurie, për t’u dërguar më pas në burgun “313” në Tiranë. Sakaq, pritet që Çekaj të dalë para organit të gjykimit për t’u njohur me vendimin.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *