• |
ide | kryesore

Katastrofë vlonjate: 10 gola të pësuar në 5 ndeshje nga Flamurtari

Sport



Asnjë pikë në kampionat e i mundur edhe nga Veleçiku në përballjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Për Flamurtarin gjendja bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe jo sepse humbja 3-2 në Shkodër nuk rikuperohet, por sepse prapavija vlonjate është një dështim i plotë, me 10 gola të pësuar në 5 ndeshje e sepse ofensiva nuk di të bëjë keq me tre gola në total, dy nga të cilët modestëve koplikas. Një justifikim Sadedini mund ta gjejë, në faktin se kishte lënë gjithë skuadrën e parë në Vlorë, por edhe këtu rezerva mund të ketë: kuqezinjve i duhej një fitore morali dhe as atë nuk e morën dot.

“Nuk arritëm të fitonim dhe kjo nuk është dicka e mirë – shpjegoi Sadedini -, por e kishim lënë ekipin e parë të stërvitet në Vlorë dhe u prezantuam me të rinjtë. Megjithatë mendoj se bëmë një prezantim të denjë për këtë raund të Kupës së Shqipërisë. Nuk do të heqim dorë nga kompeticioni dhe në kthim do të kërkojmë kualifikimin, por mendja është e qartë se e kemi tek kampionati”.

Vlonjatët nuk kanë asnjë pikë në kampionat, me katër humbje në po kaq javë, e kundër Lacit në Vlorë, kërkohet rezultati. Nuk do të jetë e thjeshtë kundër një formacioni që sapo ka mposhtur Partizanin, por situata është e tillë, pavarësisht optimizmit që mundohet të injektojë Sadedini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *