• |
ide | kryesore

Lerda: “Partizani nis kthesën ndaj Bylis”

Sport



Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në kampin e Partizanit. Nuk është fitorja kundër një skuadre modeste, sa është impenjimi që treguan lojtarët dhe sinjalet që mori italiani nga këto 90 minuta. Një rezultat në kohën e duhur, pikërisht atëherë, kur në kryeqytet mbërrin Bylis, formacion fitues prej tre ndeshjesh radhazi. Mund të mos jetë përballje e lehtë, por për Partizanin e Lerdën konsiderohet pika e kthesës.

“E rëndësishme është që skuadra përgjigjet, më vjen mirë që Solomon gjeti golin. Një sinjal i mirë para ndeshjes – e konsideroi Lerda, që ka theksuar se “Do të mundohemi të bëjmë kthesën pikërisht nga sfida me Bylis. Nuk e njoh si skuadër, por do marrim informacionet e duhura e do të jemi gati të nisim një tjetër histori nga e shtuna”.

Partizani në 8 ndeshjet sezonale, nga të cilat katër në Europë, regjistron 4 humbje dy barazime e vetëm dy fitore, tre nëse llogarisim edhe kupën. Nuk janë shifrat e një skuadre kampione në fuqi, por ndoshta është koha, ashtu si theksoi Lerda të ndryshohet kurs, duke filluar nga sfida me Bylis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *