• |
ide | kryesore

Me sytë me lot në sallën e gjyqit, zbulohet gjendja e Tahirit para marrjes së vendimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri Saimir Tahiri ishte thuajse në lot në sallën e gjyqit. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala teksa po intervistonte avokatin e ish-ministrit Maks Haxhinë. Kjo deklaratë u kundërshtua nga avokati i cili tha se Tahiri nuk ishte në lot dhe ka treguar se është burrë.

“Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme”, tha Haxhia.

Tahiri doli nga gjykata i buzëqeshur, edhe pse brenda sallës e kishin kapluar emocione të forta. Mësohet se ish-ministri Tahiri ka vendosur të mos largohet nga Krimet e Rënda derisa të njihet me vendimin e gjykatës. Tahiri është ulur te kafja e gjykatës dhe po pret vendimin e orës 16:00. ©Lapsi.al 



5 Comments

  1. Ulu te kafja ulu. Madje ktheje karriken mbrapsht dhe provi se mos t’i nxe suma 4 kembet, se aq po ta fut Rama, or bedel i vogel!
    Sa mir’ po ta hip’Shefi i Madh!

  2. Legen burr gjoja luftove drogen ne Lazarat dhe vuuu ne gjithe Shqiperine lere hashashin por na solle dhe laborator cocaine more hajdut, drogmen, llapaqen, po ke kujt ti ngjash, perse nuk nxjerr ata gocat aty para ministris te shpalosin parrulla ne mbeshtetjen tende, fare e keqe.

  3. Edhe ky Maks Haxhija kujton se populli ha bar. Ben ca deklarata bajate. Shiko a derezi tja lehtesosh pak problemin e mos na hidh hi syve duke na bere budallenj. Saimirit i hyri vetja ne qejf. Te jesh minister e te dalesh kaq hapur me trafikante eshte te jesh debil injorant. Shiko Xhafen qe thote Saimiri. E ka te vellane por vete nuk asnje lidhje direkte me trafiqet.

  4. Saje qorri eshte nje kenge qe kendohet nga geupi “Djemte e detit” Mos qiaj. Merr nai vazeline me vete se burg eshte ku i dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *