• |
ide | kryesore

Nga salla e gjyqit/ Shantazhi i fundit i Tahirit për Ramën?

Arkiva, Kryesore



Vetëm pak orë se gjykata të merrte vendimin për dënimin ose jo të tij, pasi prokuroria ka kërkuar 12 vite burg, ish krahu i djathtë i Ramës në qeverinë e parë të rilindjes, Saimir Tahiri, ka lëshuiar mesazhet e fundit të koduara për kryeministrin. Tahiri e ka parë veten në vështirësi në gjykatë, sepse kjo e fundit nuk ka marrë parasysh disa nga provat që ai i ka thënë në sallën e procesit, duke pretenduar se nuk ekzistonin paraprakisht të dosje. Ish ministri është ndjerë i frikësuar se mos më shumë sesa provat, në vendimin për të ndikonte presioni politiko diplomatik. Edhe përfqësues të ambasadës amerikane janë shprehur hapur kundër tij(lexo poshte) edhe deputetë gjermanë e kanë lidhur atë me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Donald Lu: Kam parë prova për Saimir Tahirin, ai është pranë…

Prandaj Sajmir Tahiri ka bërë provën e fundit duke i çuar sinjale me dy kuptime Edi Ramës.

Ndërsa kundërshtoi replikat e prokurorisë në procesin gjyqësor, Tahiri tha se ka luftuar krimin e organizuar gjatë kohës që drejtonte ministrinë e brendshme. “E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi, kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre. Jam i sigurt që të gjithë kemi nga një kushëri budalla, kriminel në fis, por askush nuk mban përgjegjësi” deklaroi ai.

Natyrisht nëse pyetet drejtëpërdrejtë Tahiri nuk e pranon nëntekstin e këtij mesazhi, por një gjë është e qartë, askush që e dëgjon nuk mund të lërë atë pa e lidhur me akuzat që opozita ka lëshuar kundër vëllait të kryeministrit dhe sidomos me skandalin e vëllait të Fatmir Xhafës që e pasoi Tahirin si ministër i brendëshëm.

Edhe përgjimin e bisedës së bërë publike nga hetimet italiane ku habilajt i referohen atij se kanë drekuar me shefin e madh, ish ministri ka tentuar ta shndërrojë në një lojë dy kuptimshe, duke përzier aty edhe Emrin e kryeministrit.

“Në momentin që këta personat flisnin për dreka me shefin e madh, unë kam qenë në një drekë bashkë me ministra të tjerë, të mbledhur nga kryeministri. Takimi është pasqyruar edhe në media. Ja ku kam qenë, në foton ilustruese të lajmeve në media jam unë dhe Kryeministri. Asnjë nga ne nuk është shefi i madh, ai është shefi i madh, por për qeverinë”- ka thënë Tahiri.

Shpesh herë kur ka qenë në momente të vështira Saimir Tahiri ka lëshuar mesazhe ambigue (video poshte) që nga mediat dhe politika janë konsideruar si shantazhe të drejtpërdrejta për Ramën. Edhe në këtë rast, disa orë para marrjes së vendimit nga gjykata, kur kjo e fundit ka dhënë një sinjal duke mos i marrë parasysh provat e tij, Tahiri ka ka luajtur të njëjtën lojë, duke lënë gjithnjë të hapur mëdyshjen: A është në gjendje ai ta kërcënojë ish shefin e vet?

©Lapsi.al 

 

 



11 Comments

  1. Ike dhe ti ne pidh te sateme o qorro! trego shoket se perndryshe do hash burg me afat 2 shifror! hajde behu cun i mire dhe trego shoket!

  2. Nuk e njoh dhe nuk kam aspak respekt per Sajen por si mendoni ju ky e beri ShBA qe te heshte “si gurre varri” dhe BE te mos shihte tonelatat me droge? Ky ne dallim nga iunuket turyfucka qe na kane hypur ne qafe duke na vjellur dhe pire gjakun papushim, beri disa pune te mira si p.sh; veshi Zefat dhe Dranet me uniforma te njejta. Nuk qenka as torovel sepse paska ruajtur prova per ata me larte. Kur them ata me larte jo ne Shqiperi sepse keta ne Shqiperi thjesht kane bere mikromenaxhim.

  3. Provat qe paraqet ai ne gjykate nuk mund te merren me sepse ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ato prova t’i mbaje gati per proceset e “kolegeve” ne qeveri dhe sidomos shefit te madh. Burgu i Tahirit do lehtesonte sadopak dhe familjaret e dhjetra te zhdukurve vetem ne Vlore. Ishalla ndodh, por nuk e besoj.

  4. Saje Qorri do denohet dhe ne burg do “semuret” dhe ku i dihet se cndodh me shendetin e tij pastaj. Filma qe i kemi pare me pare dhe ne shtete te tjera sidomos ne USA

  5. Familje kurvash jan Ripjerdhja, deshen dhe e mbushen vendin droge e cila zor se hiqet me vite e vite rrace e pjerdhur po qa kusuri kan femijet tone more morra te kuq more haram per 10000000000000000 vite ju qoft more anti njerzor ,

  6. Denoco ramen o saje kqoli,nuk ja vlen te besh edhe nje dite burg per edi ramen, jo se ti nuk e meriton ti burgun ti e meriton plotesisht se te pat hy vetja ne qef por ti do denohesh vetem per te shpetuar lekuren e rames.se po te ishte ndryshe ti do ishe ende minister i hashashit ,keshtu qe rama do qe te laj mutin me shurr prandaj merre me vete se do fitosh shume pik gjithsesi mendoje vet si te jet me mire per ty.

  7. Kam lindur ne Shqiperi dhe ketu jetoj edhe sot…ne vogeli prindrit ,aq menduan,na mesuan te miren dhe te drejten si duhet te jetonim…
    Po qe kur ky shtet u krijua nuk pati asnjehere Drejtesi,qe kur u njoh si shtet nuk pati kurre nderim per Ndershmerine,nuk pati kurre vlere Puna dhe Sakrifica…
    Njerzit kane ikur perhere këtejmi…por sot pyes veten..
    Përse ekziston ende ky shtet…!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *