• |
ide | kryesore

“Nuk dua të shoh më një skuadër kaq të lëshuar”: e vërteta mbi konfliktin Lukaku-Brozovic

Sport



“Nuk dua të shoh më një skuadër kaq të lëshuar dhe pa uri”: pasi mori përsipër gjithë përgjegjësinë për barazimin me Slavia Praga, Antonio Conte ka ngritur tonet ndaj lojtarëve të Inter. Në fillim një seancë video në të cilën analizoi gjithë gabimet e bëra nga të tijtë në debutimin zhgënjyes në Champions League, pastaj një diskutim motivues për të karikuar lojtarët, për ti kthyer ato shkëndija që munguan në San Siro e që do të jenë thelbësore të shtunën në mbrëmje për të cuar në shtëpi një rezultat pozitiv në derbi.

Conte ka dashur të theksojë se kërkon një grup kompakt: konfrontimet konstruktive si ai që ndodhi në pushim të ndeshjes së Champions, në dhomat e zhveshjes në Meazza, mes Lukaku e Brozovic, nuk janë problem, por objektivi duhet të jetë vetëm ai i fitores me një skudër të bashkuar.

Në pushim të ndeshjes, Conte i kishte lënë lojtarët të flisnin mbi cfarë nuk po shkonte mirë. Lukaku i kishte kërkuar shokëve të luanin më me kurajo, të kërkonin ta shërbenin jo vetëm me topa të gjatë e me shpinë nga porta, por Brozovic ka replikuar keq, duke nxehur gjakrat. Një përplasje disi e ndezur por normale mes dy pjesëve të një ndeshje kaq të rëndësishme. Tani mbetet për të parë si do ta përjetojnë dy lojtarët episodin në vazhdim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *