• |
ide | kryesore

Radarët/ Detaje nga gjyqi për dosjen “Habilaj”, Tahiri: Shkresat me Kodhelin i citova për të treguar…

Lajme, Të fundit



Ka rinisur seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj”.

Mësohet se në pjesën e parë të seancës së sotme, instanca e gjykimit ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Këtu përfshihen email-i dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si edhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas Gjykatës, këto prova nuk janë pjesë e dosjes. Në kundërpërgjigje, në referimin e tij Tahiri është shprehur se asnjëra prej të dhënave të mësipërme nuk është depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme t’i përmendë, pasi siç thotë ai “tregojnë për personalitetin tim”.

“Besoj se emaili i referimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë  nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova.

Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.

Një detaj interesant nga kjo seancë është dhe fakti se edhe nëqoftëse Gjykata jep dënim me burg, Saimir Tahiri nuk do të arrestohet deri në një vendim të formës së prerë që do të jepet nga ana e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë që më herët është shprehur dhe mbrojtja e Jaeld Çelës. Avokatët e tij janë shprehur se ai Çela ka qenë në detyrë vetëm në njërën prej datave të kontestuara të episodeve që dyshon prokuroria se ish-drejtuesi i policies ka qenë i përfshirë.

Sipas avokatit të Çelës, prokurorët nuk kanë kryer asnjë hetim. Prokuroria nuk ka kryer hetim nëse ka përfituar financiarisht.



3 Comments

  1. Ai e ka mendjen te mbledhur qe nuk do beje burg. Po u denua ne shkalle te pare do arratiset. Duhet t’i thote faleminderit Rames qe e shpetoi nga masa.

  2. Personalitet. Turp qe e coi problemin e trafiqeve deri tek karriga e tij.
    Nuk i falet. Hyri ne histori per keq.
    I hodhi poshte dhe disa gjera te mira qe beri ne fillim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *