• |
ide | kryesore

Rikthehet Europa League: 24 ndeshje dhe 6 pretendentë

F1, Sport



Pas mbrëmjeve të Champions, fuqia e futbollit kalon në kompeticionin tjetër europian, atë të Europa League. Investime dhe ndryshime në organika, emra të mëdhenj dhe debutues, në 24 ndeshjet e para të fazës së grupeve të turneut. Gjashtë janë pretendentët e mëdhenj, në pritje të emrave që mund të mbërrijnë nga Champions dhe mes tyre, debutimi do të jetë më delikat për Arsenal, që vitizon surprizën e sezonit të kaluar Frankfurt, por tani pa Jovic, që në verë kaloi tek Real Madrid.

Sevilla duhet të bëjë llogaritë me skuadrën që eleminoi Partizanin, por Qarabag nuk është testi i vërtetë për andaluzinët në Grupin A, që kanë ambicje të mëdha pas ardhjes në pankinë të ish-trajnerit të kombëtares dhe Real Madrid. Janë ndryshe të orientuar lacialët e Simone Inzaghi. Edhe në deklaratat e drejtorit sportiv, Igli Tare, duket qartë se Lazio do të synojë ti shkojë deri në fund turneut, por duhet ta fillojë nga transferta e Cluj në Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Rennes e Celtic.

Arsenal ka testin me Eintacht në Gjermani dhe duket se do të jetë kjo beteja kryesore për vendin e parë të Grupit F, sepse Guimaraes dhe Standard Liege janë një shkallë më poshtë në hierarki. Porto synon të imponohet menjëherë në Grupin G përballë Young Boys. Në Dragao nuk duket se mund të ketë problem për portugezët, ndërsa Roma në Grupin J nuk mund të gabojë përballë Basaksehir të Robinho. Verdhekuqtë e Fonseca duhet të sigurojnë pikët e para, ëprpara se të përballen me gjermanët e Mönchengladbach, me të cilët në letër duhet të luajnë vendin e parë në grup.

Pretendentët e Manchester United e nisin fushatën në Europa League në Old Trafford përballë Astana në Grupin L, aty ku Djajtë e Kuq do të përballen edhe me Partizan Beograd e hollandezët e AZ Alkmaar.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 APOEL Nicosia ? – ? F91 Dudelange
18:55 Qarabag FK ? – ? Sevilla
EUROPA LEAGUE – GROUP B
18:55 Dynamo Kyiv ? – ? Malmoe FF
18:55 FC Koebenhavn ? – ? Lugano
EUROPA LEAGUE – GROUP C
18:55 Basel ? – ? FC Krasnodar
18:55 Getafe ? – ? Trabzonspor
EUROPA LEAGUE – GROUP D
18:55 LASK ? – ? Rosenborg
18:55 PSV Eindhoven ? – ? Sporting CP
EUROPA LEAGUE – GROUP E
18:55 CFR Cluj ? – ? Lazio
18:55 Rennes ? – ? Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP F
18:55 Eintracht Frankfurt ? – ? Arsenal
18:55 Standard Liege ? – ? Vitoria de Guimaraes
EUROPA LEAGUE – GROUP G
21:00 FC Porto ? – ? Young Boys
21:00 Rangers ? – ? Feyenoord
EUROPA LEAGUE – GROUP H
21:00 RCD Espanyol ? – ? Ferencvaros
21:00 Ludogorets Razgrad ? – ? CSKA Moscow
EUROPA LEAGUE – GROUP I
21:00 Gent ? – ? Saint-Etienne
21:00 Wolfsburg ? – ? Oleksandriya
EUROPA LEAGUE – GROUP J
21:00 Borussia Mönchengladbach ? – ? Wolfsberger AC
21:00 Roma ? – ? Istanbul Basaksehir
EUROPA LEAGUE – GROUP K
21:00 Slovan Bratislava ? – ? Besiktas
21:00 Wolverhampton Wanderers ? – ? SC Braga
EUROPA LEAGUE – GROUP L
21:00 Manchester United ? – ? FC Astana
21:00 Partizan Beograd ? – ? AZ Alkmaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *