• |
ide | kryesore

Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, moti i keq shkakton kaos në vend

Lajme



Sikurse u paralajmërua prej pak ditësh, moti i keq ka përfshirë ditën e sotme të gjithë vendin.

Situata nga rreshjet e dendura edhe era e furishme është paraqitur veçanërisht problematike në qytetin e Korçës, ku në segmentin lidhës me Voskopojën, është shkëputur kabulli i shtyllës së tensionit të lartë, duke rënë mbi një automjet.

Rrebeshet e shiut karakterizuan pasditen e sotme në të gjithë hapësirën e vendit, me një dendësi më të dukshme në zonat jugore-juglindore.

“Dimri” në fillimvjeshtë pati impakt të madh edhe në Elbasan, që u mbulua nga re të dendura pluhuri dhe ku stuhia e fortë shkaktoi edhe shkuljen e disa pemëve.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *