• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri flet pas vendimit të gjykatës: Qesharak! Ruajuni nga kushërinjtë!

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për gazetarët ai tha se ky ishte një vendim qesharak që do ta apelojë.

“Kjo ishte një estradë që sapo ndodhi. Me sa kuptova gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant dhe nuk jam pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe me disa kushërinj kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot dhe as qaj dot. Nesër po ju ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Mu duk një gjë e tipit “je i fajshëm, por s’kemi këllqe të ta themi”. Më vjen keq që s’mund t’ju them më shumë.

Unë 2 vjet kam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë. Ç’t’u them më. Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal. Tani më thotë gjykata që nuk jam kriminel dhe nuk kam bërë trafik droge. Tani mora vesh që gjykata më ka thënë se kushërinjtë e mi më kanë përdorur makinën dhe emrin. Ça faji kam unë… prisni deri nesër se ende nuk e kam shumë të qartë.

Një vendim për mua qesharak. Për mua do të ishte më e ndershme të më kishin dënuar për trafik droge dhe ta bënin tamam sesa kështu. Do ta apeloj patjetër.

Është si të shkosh në një provim dhe mësuesja të të thotë se ke mësuar, por do të të vë një 8. Isha më i qartë kur hyra sesa tani kur dola. Për 2 vjet keni ndjekur procesin e shekullit dhe tani u katandis “kokoshi një thelë” thotë populli. Më lini deri nesër dhe do jem besoj më i qartë. Më thanë që kushërinjtë kanë shpërdoruar emrin tënd. Ruajuni nga kushërinjtë!” – tha Tahiri. ©LAPSI.al

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu