• |
ide | kryesore

Slavia trazon ambjentin e Inter: Lukaku e Brozovic konfliktohen

Sport



Mbeten vetëm dy ditë nga misioni derbi e Inter është ende në punë për të gjetur formën më të mirë pas goditjes së marrë kundër Slavia Praga. Mbrëmja e Champions në fakt ka lënë ambjentin zikaltër të trazuar, për rezultatin e për humorin e prishur në dhomat e zhveshjes, për shkak të një incidenti të ndodhur mes Romelo Lukaku e Marcelo Brozovic.

Sulmuesi belg, në pushim të ndeshjes, i ka kërkuar shokëve të skuadrës më shumë shtysë e kurajo përpara, duke shkaktuar reagimin e Brozovic. Kroati, ndoshta duke e interpretuar mendimin sit ë drejtuar për të, i është përgjigjur ashpër Lukakut. Një konfrontim si shumë të tjerë në historinë e dhomave të zhveshjes të një skuadre, që u duk sikur u anashkalua në fushën e lojës, por çështja është nëse zotëria 70 milionë do ti dijë të falë.

Një situatë për e vështirë e shtuar, në vigjilje të derbit, edhe pse skuadra e Conte shkon si kryesuese e kampionatit. Natyrisht një fitore kundër Milan do të fshinte cdo dyshim në Appiano…edhe ato të konfliktit Lukaku-Brozovic



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *