• |
ide | kryesore

Sygjerimi poshtërues/Pse Rama i fton studentët të bëhen spiunë me pagesë

Blog



Korrupsioni duhet denoncuar prej papajtueshmërisë së arsyes me padrejtësinë, e jo prej joshjes së saj me karamele.

Kjo teknikë e dytë është në vetvete një formë korrupsioni; ajo është korruptim i shpirtit. Ajo nënkupton që ta falim sjelljen korruptive e të mos revoltohemi me të nëse nuk shohim përfitim prej denoncimit të saj.

Ashtu sikurse një i korruptuar nuk e kryen detyrën nëse nuk i premtohet përfitim, ashtu edhe në këtë rast, e ftojmë ndërgjegjen ta kryejë detyrën e saj (që është revolta ndaj padrejtësisë) vetëm nëse na kanë kandisur me ndonjë dorovi.

Dy mundësi ka për arsyen pse u arrit deri tek ky sugjerim poshtërues. Ose ai që e sugjeron, duke njohur veten beson se të gjithë njerëzit janë si vetja. Ose sugjeruesi nuk e njeh veten, ushqen iluzionin e gjenialitetit të vetes dhe nuk arrin të kuptojë se jo çdo radhitje fjalësh përbën realisht një fjali me kuptim.

Marre nga Facebok i autorit Sokol Shameti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *