• |
ide | kryesore

Spekulimi/ Tahiri do të plasë filmimet kompromentuese në ora 16:00

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet” – kjo ishte deklarata e fortë që bëri në Kuvend deputeti i opozitës së re, Myslym Murrizi.

Deklarata vjen kur paralelisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pritet të dalë pikërisht në orën 16:00.

Tahiri sa herë ka qenë në vështirësi ka lëshuar sinjale kërcënuese në formën e shantazhit (lexo më poshtë). Por, deklaratat e Myslym Murrizit shpesh janë karakterizuar apo motivuar nga pasioni i momentit. Dhe pikërisht ky fakt e bën deklaratën e sotme në parlament spekulative.

Pikëpyetja lind nëse gjykata vendos të mbyllë në qeli Tahirin, a do t’i mbajë ai premtimet se ‘askush nuk ka parë gjë akoma’? A niset pra Myrrizi nga deklaratat e Tahirit për të aluduar kështu në parlament, apo thjeshtë po i bën jehonë zërave se Tahiri nuk do të ‘bjerë pa luftuar’. Gjithçka do të vërtetohet në orën 16:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin, por duke qenë se është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar atij i zbritet 1/3 e dënimit, duke e çuar në 8 vite. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Me sytë me lot në sallën e gjyqit, zbulohet gjendja e Tahirit para marrjes së vendimit 

Nga salla e gjyqit/ Shantazhi i fundit i Tahirit për Ramën? 



3 Comments

  1. Saje, videot me seks te rames dhe ministrave nuk i dum, i imagjinojme vete…

    ke noi gjo me pazar droge dhe armesh, ate plase Saje

    hajde pra saje, tregoji tates ti, kush boni pazar me serbt per kosoven???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *