• |
ide | kryesore

Super-goli nuk mjaftoi: lojtarët e Juventus acarohen me Cuadrado, Bonucci e mbron…

Sport, Video



Rezultati final i Atletico Madrid-Juventus ka errësuar pjesërisht përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Juan Cuadrado, ndoshta edhe për këtë, në fund të ndeshjes, ka shpërthyer një diskutim i ashpër mes disa lojtarëve të bardhezinjve e kolumbianit, në lidhje me golin e parë të pësuar (krosimi për Savic erdhi në krahun e djathtë). Situata është kthyer e qetë vetëm falë ndërhyrjes së Leonardo Bonucci që ka mbrojtur Cuadrado, duke mbyllur cështjen.

Kapiteni bardhezi, që e ka trashëguar shiritin pas dëmtimit të Chiellini, e ka konfirmuar incidentin në fund të ndeshjes, por duke tentuar ta minimizojë: “Debatet mes shokëve janë gjëra që bëhen në shtëpi, golat e pësuar janë përgjegjësi e të gjithëve, jo e Cuadrado apo ndonjë tjetri. Fakti që në fund të ndeshjes ka patur diskutime tregon urinë që ka kjo skuadër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *