• |
ide | kryesore

Tahiri – gjykatësve: Më mirë të më kishit dënuar për trafik droge

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri nuk ngurroi të sulmojë gjykatën pas vendimit që e dënoi me 3 vjet shërbim prove për “shpërdorim detyre”. Pas dhënies së vendimit Tahiri tha se ende nuk e kuptonte vendimin e dhënë ndaj tij.

“Do të ishte më fisnike që gjykata të më kishte dënuar si trafikant droge, se sa për një gjë që nuk e kuptoj” – tha Tahiri për gazetarët.

Vendimi u dha nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahirin, që janë ‘trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë” duke lënë vetëm akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.



7 Comments

  1. Po s’kane bythe se vinte Rama ne salle direkt me poture e me atlete, se i digjte bytha ashtu
    Ka shtet ketu ne Surrel

  2. E thot vete Sajmja, me kishit denuar si trafikant droge se ajo akuze ka kuptim, eshte i ndergjegshem per te dhe e kupton. Kete tjetren se kupton se eshte shume jashte orbite asaj kryesores, nuk eshte asgje.

    Ky edhe tall meneren mer daj. Normal, fale reformes se zhdrejte ne drejtesi.

    Fajin e ka populli liridashes por dele qe nuk i kap ne shqelma keto gansterra rilindas.

    1. Nuk ka faj populli, rama e lodhi popullin dhe shet deshperimin per liridashje, racionalitet etj etj. Dhe ktu evropa i shtri doren se me ramen kane qene qe ne fillim. Fakti qe kane pozicionuar sorosin ne kontroll te financave thote gjithçka.

    2. Dy standarte ku hajduti dhe krimineli fiton, dhe kete e shesin per gare te ndershme. Shoqeri kancerogjene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *