• |
ide | kryesore

Ultrasit e Sampdoria sulmojnë presidentin jashtë restorantit: Ferreron e shpëton policia

Sport

Vazhdon tensioni i lartë mes tifozëve dhe presidentit të Sampdorias Massimo Ferrero. Pas shkrimeve kërcënuese që u shfaqën të mërkurën në mëngjes në qendrën stërvitore të dorianëve në Bogliasco (“Ferrero pabuks, ruaju pas shpine”), në mbrëmje vonë rreth 50 ultras të Sampdorias janë mbledhur jashtë një restoranti në zonën e Genova, San Desiderio, ku Ferrero po darkonte me teknikun Eusebio Di Francesco e drejtorin sportiv Carlo Osti.

Tifozët kanë nisur të fyejnë presidentin që, duke parë se tensioni ishte shumë i madh, është detyruar të thërrasë policinë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjenoveze Secolo XIX, vetëm falë ndërhyrjes së disa patrullave pronari i Sampdorias ka mundur të largohet nga zona e restorantit.

Ndërkohë, mbi parrullat që u shfaqën në Bogliasco po heton policia që ka analizuar edhe imazhet e telekamerave të sigurisë. Ferrero kontestohet nga tifozët më të nxehtë të Sampdorias, për mungesën e shitjes së shoqërisë, grupit të përfaqësuar nga Gianluca Vialli. Numri 1 i klubit krkon një shifër mes 90 e 95 milionë euro.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu