• |
ide | kryesore

Vendimi për Saimir Tahirin, çfarë thotë Sali Berisha

Lajme, Të fundit



Teksa e konsideron vendim të turpshëm dhe të ngjashëm me ato të karteleve, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se mafia e drogës nuk e dënon veten. Berisha thotë se “narko-prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për vepra ku dënimi është 40 vite”, ndërsa “narko-gjykatësit mezi prisnin t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafiku se ishte i pafajshëm”.

“Mafia e droges veten nuk e denon! Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon! Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj. Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe ndërkombëtareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia!” – shkruan Berisha.



6 Comments

  1. Berisha kap vetem njeren ane te medaljes. Nuk flet per ate me kryesoren qe sistemi i drejtesise eshte nen nje varesi te jashtezakonshme politike dhe kjo histori nuk ka filluar sot, por sot mund te thuhet se drejtesia eshte kthyer ne drejtesine e para viteve 90. Kush nga personat me dy pare mend ne koke, do kishte dashur sot te ishte ne vend te atyre prokuroreve dhe sidomos gjykatesve?

  2. Boll fole ti mor vampir se ti hodhe nje fshat ne ere,vrave te gjithe bashkepunetoret e tu si Enveri,vrave kater njerez te pafajshem,lejove Lazaratin te shpallej shtet brenda shtetit dhe me lekte e droges se Lazaratit blije zgjedhjet dhe gazetaret,keshtu qe Tahiri eshte lule ne krahasim me ty se ai te pakten nuk i ka lyer duart me gjak si puna jote,po te vjen fundi plaku Mere,i ke ditet te numeruara…

  3. Prokuroret amerikane kane nje shprehje: “Me mire lodhemi dhe punojme fort per te ndertuar nje ceshtje te fituar….”. Krejt e kunderta ndodh ne shqiperi, prokuroret sajojne ceshtje dhe akuza te shkaterruara qe pa nisur. Pra mos e kerkoni kot tek gjyqtaret por vlen per tu marre si kazus puna e ketyre prokuroreve. A e kane ndertuar drejt ceshtjen apo e kane shkaterruar qellimisht ate dule ja imponuar gjykates nje vendimarrje te tille. Ne kete situate si dhe duke marre ne konsiderate prezencen dhe ndjeshmerine e larte te perfaqesive diplomatike nuk do kishte gjyqtar te merrte guximin te bente filma. Keshtuqe me mire te fillojne ta kerkojne te keqen tek prokuroria jo tek gjykata.
    Pa dashur ta banalizoj: eshte njesoj si ti vesh perpara tjetrit pjaten me groshe dhe ti thuash qe une te kam vene berxolla perpara.

  4. Bobo Manhspet barkjn o socialista te dhjere. Edhe ktu keni per te fol. Cfare lloj parazitesh paskeni qene.

  5. O doktor i Enverit, harrove se vete e solle kete sistem.

    Vete e cove Shqiperine ne gremin, pushta serbo-rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *