• |
ide | kryesore

Vendimi për Tahirin/ Mustafaj: Dënimin nuk e kërkon BE-ja. Saimiri është kërcënim për të tjerë

Lajme, Të fundit

Të gjithë janë sy e veshë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që pritet të komunikojë vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës.

Ndërkohë, prej ditësh qarkullon spekulimi se arrestimi i Tahirit ose i të tjerëve të serës së tij (peshq të mëdhenj), përbën një prej kushteve të vendosura në mënyrë të nëndheshme nga Brukseli për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. K       jo pandehmë është hedhur poshtë nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili në një diskutim në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, tha se nëse Gjykata vendos të dënojë me burg Tahirin, nuk ka të bëjë aspak me negociatat, duke shtuar se në të vërtetë ish-ministri përbën kërcënim edhe për zyrtarë të tjerë.

Dënimi i Tahiri nuk është kusht për të çelur negociatat. Për këtë ju siguroj maksimalisht. Unë kërkoj me sinqeritet një masë dënimi të drejtë, as më shumë e as më pak. Tahirin e shoh edhe si personazh letrar. Në fillim pamë një personalitet krejtësisht te dekurajuar. Se marrë me mend se çfarë kishte parasysh ai. Më pas një tjetër person, që nisi të rritej, konsolidohej. Legjenda urbane se Tahiri ka regjistrime të ndryshme, nuk është çudi që mund ta bëjë (të beje shantazh), pasi ka qenë ministër i Brendshëm. Se di çfarë mjetesh shantazhesh ka Tahiri, por e ka shtuar sigurinë në vete. Diku e ka një bazë kjo siguri në rritje”, tha Mustafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu