• |
ide | kryesore

Video/ 613 kg kokainë nga Kolumbia, Arbër Çekaj mbërrin në burgun 313

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Arbër Çekaj, i dyshuar për trafikimin e sasisë së konsiderueshme prej 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania,

Në pamjet bashkëngjitur më poshtë, mund të dalloni Çekajn, të veshur me një bluzë të kuqe, me flokët të prera shkurt, dhe të prangosur, teksa mbërrin në burgun 313, ku do të mbahet deri në vendimin final të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga e sekuestruar ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave “Arbri Garden”,  për të fshehur veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëvë.

Ai u arratis nga Shqipëria drejt Gjermanisë duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018-s, biznesmeni u kap në flagrancë nga Policia gjermane në një banesë dykatëshe. 3 javë më parë, autoritetet gjermane pranuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e 39-vjeçarit.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani lidhur me sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 milionë euro që mbërriti në portin e Durrësit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Rvnt4MX8qRg&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *