• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal e Sevilla dominues: një shqiptar shënon dygolësh, një tjetër pëson po aq

F1, Sport, Video



34 gola dhe shumë surpriza në 12 ndeshjet e para të fazës së grupeve, që ka parë dominues skuadrat pretendente, po pa mohuar surpriza interesante. Arsenal e Sevilla nuk vënë asgjë në diskutim, duke bërë tris në transfertat e tyre, ndërkohë që spikat dygolëshi i një shqiptari në fitoren e Dudelanzh në transfertë ndaj APOEL me rezultatin 3-4. Dy gola u shënuan nga futbollisti me origjinë shqiptare, Daniel Sinani, ndërsa dy të tjera i ka pësuar Strakosha në humbjen befasuese të Lazios 2-1 përballë Cluj.

Arsenal ishte shumë i fortë për Eintrachet Frankfurt pavarësisht shumë të rinjve në formacion. Gunner shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli. Vendosi në minutën e 38, Willock, që finalizoi me ndihmën edhe të një devijimi, një aksion spektakolar të londinezëve. Nuk kishte më histori, e as minuta kur Arsenal rriti marshin, duke shënuar dy gola në dy minuta në fund të ndeshjes. Një kundërsulm i shpejtë nisur nga Xhaka, e Pepe, mbërriti në këmbët e të riut Saka, që kontrolloi e goditi duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Trapp në minutën e 85. As koha për të menduar reagimin për gjermanët, sepse talenti i Gunners këtë herë shërbeu në të 87 për Aubameyang, që shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur përfundimisht rezultatin në favor të londinezëve, në shtëpinë e kundërshtarit më të fortë të grupit F.

Shqetësuese për formacionin e Inzaghi humbja 2-1 e marrë në Rumani. Italianët kishin deklaruar se kërkonin ti shkonin deri në fund kompeticionit, por nuk është ky fillimi i duhur. E të mendosh që Bastos në minutën e 25 i kaloi në avantaz, përpara se Strakosha të detyrohej të nxirrte dy herë topin nga rrjeta.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
APOEL Nicosia 3 – 4 F91 Dudelange
Qarabag FK 0 – 3 Sevilla
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Dynamo Kyiv 1 – 0 Malmoe FF
FC Koebenhavn 1 – 0 Lugano
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Basel 5 – 0 FC Krasnodar
Getafe 1 – 0 Trabzonspor
EUROPA LEAGUE – GROUP D
LASK 1 – 0 Rosenborg
PSV Eindhoven 3 – 2 Sporting CP
EUROPA LEAGUE – GROUP E
CFR Cluj 2 – 1 Lazio
Rennes 1 – 1 Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Eintracht Frankfurt 0 – 3 Arsenal
Standard Liege 2 – 0 Vitoria de Guimaraes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *