• |
ide | kryesore

Video/ “E bëtë në brekë..” Cristiano Ronaldo provokon Atletico Madrid pas rastit të humbur në shtesë

Sport, Video



Driblim mes mbrojtësve, goditje befasuese në këndin e largët të Oblak, por jashtë: për shumë pak, Cristiano Ronaldo mund ti kishte shënuar sërisht viktimës së preferuar për ti dhënë Juventus tre pikë të rëndësishme. Por portugezi edhe pse nuk shënoi nuk e la rastin ti shpëtonte, duke provokuar tifozët e Wanda Metropolitano me një gjest me dorë që tregonte frikën: “E bëtë në brekë eee?”. Në mixed zone të stadiumit mës pas CR7 ishte më i padeshifrueshëm: “mësoni, duhet të mësoni”.

Gazetarët spanjollë i kanë kërkuar Ronaldos cfarë do të thoshte gjesti pas aksionit në fund të ndeshjes e ai u përgjigj vetëm: “Aprende, tenéis que aprender”. Me shumë mundësi i referohej tifozëve colchoneros që e fishkëllyen për gjithë ndeshjen, por rrezikuan të kapitullonin pikërisht në fund.

https://www.youtube.com/watch?v=N3bNNq1Ghyc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *