• |
ide | kryesore

Video-skandali/ Shtrohet me urgjencë në spital pedagogu i Elbasanit, pëson goditje në zemër

Lajme



Denis Himçi, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin invstigativ “Stop”, teksa i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës,  është shtruar me urgjencë në pavionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT).

Mësohet se Himçi është dërguar në spital gjatë natës, si shkak i problemeve me tensionin.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *