• |
ide | kryesore

Aksident në minierën e Spaçit, humb jetën magazinieri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar nga Fani i Mirditës është dërguar pa shenja jete në spital. Policia thotë se magazinieri me iniciale A.P, në Minierën e Spaçit në Mirditë, dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *