• |
ide | kryesore

Barcellona e detyruar të shesë: duhen 172 milionë euro

Sport



Telenovela Neymar ka mbajtur pezull tifozët e PSG e Barcellona për gjithë verën, por duket se asnjëherë nuk ka qenë e mundur të realizohet, gjithnjë nëse vlerat e publikuara të bilancit të Barcellona janë ekzaktësisht kështu. Katalnasit nuk e ekuilibrojnë dot bilancin e hyrjeve e daljeve, me një pasiv prej 172 milionë euro e jo më të shpenzonin edhe 100 të tjera plus, duke i hequr vetes edhe tre lojtarëve me vlerë totale të përafërt me atë cash.

Pas lëvizjeve të dritares së fundit të merkatos, me shpenzimet e cmendura të verës, Barcellona, që parashikon të ardhura në hyrje prej 1.047 milionë euro gjatë këtij sezoni, duhet të shesë lojtarë në vlerën e 172 milionë eurove, për të mundur ti bëjnë llogaritë të dalin.

Sipas asaj që bën të ditur Goal.com, një pjesë e këtij bilanci pasiv (72 mln) është mbuluar nga shitjet e Malcolm, Coutinho, e Cucurella, por për të gjetur 100 milionë euro që mbeten, të tjerë futbollistë duhet të largohen nga Katalonja. E në këtë moment, të mëdhatë e kontinentit kthejnë vëmendjen: në janar të bisedosh me Barcelonën do të jetë më e thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *