• |
ide | kryesore

Barcellona sulmon De Ligt: “Hollandezi zgjodhi Juventus për taksat”

Sport



Dy ishin objektivat e mëdhenj që Barcellona nuk i arriti dot: Neymar e De Ligt. Nëse për brazilianin nuk u arrit asnjëherë akordi me Paris Saint Germain, hollandezi përfundoi tek Juventus e, sipas Oscar Grau, drejtorit ezkekutiv blaugrana, për një motiv që nuk varej nga klubi spanjoll. “Bëmë një ofertë për De Ligt, por preferoi Juventus ku taksat italiane i lejojnë të ketë një pagesë më të lartë” ka deklaruar ai.

Sipas drejtuesit katalanas ajo e mbrojtësit ishte një zgjedhje e pastër ekonomike. Dekreti i Rritjes, që do të nisë nga janari 2020, do ti lejojë punëtorëve (si të huaj ashtu dhe italianë) të transferuar në Itali
për të nxjerrë tatimin mbi të ardhurat e tatueshme me taksën në 50% të të ardhurave totale (kundrejt 85% të Spanjës).

De Ligt ka një pagesë bruto prej rreth 15 milion euro, pra rreth 7.5 neto, në të cilën hollandezi paguan rreth 1.600.000 euro taksë mbi të ardhurat personale (duke kursyer, falë Dekretit të Rritjes, një shifër të përafërt).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *