• |
ide | kryesore

Dënimi i Saimir Tahirit, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është ndjekur me vëmendje jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe nga ndërkombëtarët.

Përveç përfaqësuesve të ambasadave të huaja, procesi është ndjekur edhe nga gazetarë të huaj, të cilët e kanë pasqyruar në mediet ndërkombëtare, si dhe vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta shpallur fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i kushton një artikull Saimir Tahirit, duke u hapur me titullin “Ish-ministri shqiptar i pastër për akuzat e drogës, fajtor për shpërdorim detyre”.

Më tej, në shkrim agjencia prestigjioze shkruan se “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë”.

Më tej, shkrimi i “Reuters” vijon si më poshtë:

Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rrisë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE.

“Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit, e cila u dha gjashtë orë më vonë se sa ishte planifikuar.

Socialistët në pushtet hodhën poshtë thirrjet për të hequr imunitetin e Tahirit nga ndjekja penale vitin e kaluar, por ai hoqi dorë vetë nga imuniteti në muajin maj, pasi BE kërkoi nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin, nëse dëshironte të bashkohej.

 Aktualisht, Shqipëria po verifikon gjyqtarët dhe prokurorët e saj për korrupsionin për t’i dhënë fund një historie të pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë, pasi synon të plotësojë kërkesat e hyrjes në BE.



6 Comments

  1. me fal e fundit, doni te degjoni dhe nje tjeter ? ………………………………………………………………………………………nuk jemi ne komunizem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *