• |
ide | kryesore

Dënimi i Tahirit/ Ku konsiston shërbimi i provës? “Do paraqitet, do hedhë firmën dhe…”

Lajme, Të fundit



Në rastin kur vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës do të qëndrojë në fuqi edhe në instancën e Apelit, shërbimi i provës që do të duhet të shlyhet nga një prej ish-zyrtarëve më lartë socialistë, konsiston vetëm në hedhjen e disa firmave.

Në ato rrethëna, Tahiri do të ketë detyrimin të paraqitet rregullisht pranë shërbimit të provës njëherë në muaj, sipas një grafiku që përpilohet nga specialistët përkatëës, duke përjashtuar kryerjen e punëve komunitare.

I pyetur nga televizioni “Top Channel”, njëri nga specialistët e shërbimit të proves, Anesti Kapllanaj, shpjegon se ky detyrim “nuk do të thotë punë me interes, specialisti përpilon grafik dhe ai paraqitet, ky është, si edhe ne raste të tjera të ngjashme që janë shumë”.

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Treshja e gjyqtarëve që morën vendimin ndaj Tahirit, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë në pritje për të kaluar në “filtrin” e vetting-ut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *