• |
ide | kryesore

Dënimi i Tahirit, Soreca reagon me një fjali të vetme

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, një nga përkrahësit e palëkundur të Reformës në Drejtësi, është mjaftuar me një fjali të vetme krejt evazive kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një koment.”- ka thënë Soreca për mediat. Ky ishte reagim lakonik i ambasadorit të BE-së në vendin tonë mbi verdiktin e Krimeve të Rënda që vendosën 3.4 vite shërbim prove për Tahirin, në formën e shlyerjes së akuzës së shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë, sipas ekspertëve të lëmit të drejtësisë, kjo instancë e gjykimit ka shkelur juridiksionin e saj përmes këtij vendimi, pasi shpërdorimi i detyrës nuk është një akuzë që mund të gjykohet brenda kompetencave të saj.

Nga ana tjetër, analistë dhe gazetarë të shumtë e cilësuan dënimin ndaj Tahirit si një qokë të drejtësisë për ndërkombëtarët, pasi provat e Prokurorisë që faktonin lidhjen e Tahirit, përtej asaj fisnore me bandën e Habiljave, mungonin.

Sakaq, asnjë figurë e Partisë Socialiste nuk e ka komentuar vendimin në fjalë ndaj një prej ministrave “më të suksesshëm”.

 



10 Comments

  1. Bubulllima… Ne fund nji MI.
    Eh, djema,
    Kështu do talli b.
    ENE Spaku me ne.

  2. Cfare vendosi ne Kongresin e Berlinit, Konferencat e Londres, Traktatin e Aya Stefanit, “kurva e motit” per trojet dhe kombin Shqiptar? Cfare prisni qe te beje sot BE e bija e kurves plake? Pse keto oronxhobonxhot si puna e ketij perfaqesuesi te kurves plake, do te na zgjidhin hallet tona? Sajes nuk kane se c’ti bejne sepse ai ka dokumenta qe tregojne qe; planizuesit, financuesit dhe perfituesit e pareve te droges, jane vet keta “miqte tane perendimore”, te cilet mbeshtetur ne kodin e tyre mafioz i kane dhene imunitet ne kembim te heshtjes. Me miq te tille te provuar nder shekuj, kujt i duhen armiqte?!

  3. ”’ sipas ekspertëve të lëmit të drejtësisë, kjo instancë e gjykimit ka shkelur ….””

    E mire do ishte te na permendje o Lapis disa emra te ketyre ‘eksperteve te lemit te drejtesise’, se eshte shume kollaj te shkruajme genjehstrat tona duke i mbuluar si ‘mendime te eksperteve te lemit te….’

  4. Edhe une jam me mendimin se :

    “””””Analistë dhe gazetarë të shumtë e cilësuan dënimin ndaj Tahirit si një qokë të drejtësisë për ndërkombëtarët, pasi provat e Prokurorisë që faktonin lidhjen e Tahirit, përtej asaj fisnore me bandën e Habiljave, mungonin “””””

    Prokuroria nuk arriti dot te faktoje asnje nga akuzat e saj . Ishte kjo “paaftesi” e prokurorise apo ‘renie dakort midis PD-PS qe deri ketu do shkojme’ , apo vertet provat nuk egzistojne ?

  5. “Si një ish-prokuror” na rrofsh bolet bashke me komunistet e tjere europiane dhe aleancen sorrosiane knej nga amerika e veriut – them une

  6. Te besh prokurorin duhen palle. Askush ste detyron te vesh ne lufte me zor. E keta tanet kuntojne se po vene ne gosti me luge ne brez. Ky Soreca palle nuk kishte por kishte lingua. Dhe duke u lepire bythen politikaneve te se majtes italiane arriti te beje karriere.

  7. nuk ka si me fole , ato bane reformen ne drejtesi qe te jete ne dore te perversit , e tash perversi nuk ka si me denu bashkepuntorin ne maskarallek , prandaj tahiri eshte sherbes se e dine se nuk denohet ,sepse perversi e mbron .

  8. Nerkombetaret me Soreken ne krye,duhen injoruar totalisht,sepse,nuk flasin kur duhet te flasin,dhe kur pyeten nga gazetaret,bejne sikur flasin,por nuk thone asgje.Shkurt,ata-nderkombetaret,jane ne Tirane,vtem per …..”turizem diplomatik-por pa diplomaci-vetem kleptomaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *