• |
ide | kryesore

Dënimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Prokuroria

Lajme, Të fundit



Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që duhet të shlyejë 3.4 vite në shërbim prove përkundër akuzës për shpërdorim detyre, ka ardhur reagimi i parë nga Prokuroria.

Mësohet se organi i akuzës do ta apelojë vendimin për Tahirin, si një detyrim ligjor. “Do ta apelojmë vendimin. Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor. Javën e ardhshme do të bëjmë apelimin.”- bëjnë me dije burime nga organi i akuzës.

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

 



6 Comments

  1. Prokuroria flet qarte, “Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor”
    Keshtu qe sa te jete nje kurve lopçare si Arta Marku fisqira, mos prisni cudira

  2. Prekuroria ben mire te hetoj vrasjen e te ndjerit Ibrahim Bashes ku dyshja Tahiri -Dida drejtonte me sukses operacionet bravo cuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *