• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Prokuroria fshehu provat: Moisi Habilaj udhëtoi me babain dhe gruan e Tahirit në…

Lajme, Të fundit

Pasi e konsideroi si të turpshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda nda ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që duhet të shlyejë 3.4 vite në shërbim prove përkundër akuzës për shpërdorim detyre, ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar sërish këtë verdikt, duke e akuzuar Prokurorinë për fshehje të disa prej provave “më përvëluese”.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Berisha thekson se në dosjen e organit të akzuës mungon përgjimi i autoriteteve italiane, ku sipas tij xhaxhai i Tahirit flet me Moisi Habilajn dhe “i thotë që jam me Bashkim Tahirin”.

Po ashtu, ish-kryeministri shkruan se është fshehur dhe udhëtimi i Moisi Habilajt së bashku me babain e e Tahirit dhe bashkëshortes së tij, duke rrëzuar në këtë mënyrë lidhjet e ngushta me Habilajt.

Postimi i plotë:

“Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)

2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe

3- qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve”, shkruan Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

 

4 Comments

  1. Flet salih karaxhic berisha,kapo I mafjas se veriut Trusti I Geshtenjave qe shfarosi 186 burra te malsise se veriut vetem per ti hapur rruge ketij klani famekeq te ndihmuar nga udb serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu