• |
ide | kryesore

Dështimi i Inter thërritet në kombëtaren më të titulluar të botës: Tite i beson Gabigol pas tre vitesh

Sport



Një shans i ri. Pas tre vjetësh Gabriel Barbosa thërritet përsëri nga kombëtarja e Brazilit. Sulmuesi i Flamengo, por edne në pronësi të Inter, kishte luajtur me Seleção për herën e fundit në Centennial America’s Cup. Tashmë, dështimi i madh i zikaltërve, do të veshë fanellën verdhejeshile për dy miqësoret e Brazilit, kundër Senegal e Nigerisë në 10 e 13 tetor, në Singapore.

Në Itali nuk arriti të thyente zemrat e tifozëve interistë, por në Brazil fanella e Flamengos i ka dhënë atij një jetë të dytë. Gabigol në përfundim të fazës së parë të Brasilerao, i ka bindur edhe më skeptikët për kualitetin e tij: është shënuesi më i mirë i kampionatit me 16 gola të realizuar, praktikisht një cdo 87′ minuta. Flamengo është e gatshme ta blejë përfundimisht nga Inter: akordi mund të perfeksionohet në dhjetor në bazën e 18 milionë euro.

Gabigol nuk është e vetmja e re në listën e Tite: prezent edhe portieri i Santos, fituesi i Kupës së Brazilit me Athletico-PR e mbrojtësi i Flamengo Rodrigo Caio. Janë thirrur për herë të parë mesfushori i Grêmio Matheus Henrique e mbrojtësi i krahut Renan Lodi. Tite ka grumbulluar shtatë futbollistë që luajnë aktualisht në Brazil e 16 “të huaj”. Paris Saint-Germain është skuadra me numrin më të madh të lojtarëve, tre, ndërsa Real Madrid, Juventus e Manchester City kanë nga dy secili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *