Ish-ministri Saimir Tahiri ka folur mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java në RTSH” ku ka komentuar edhe një herë përballjen e tij me drejtësinë.
Përmes një lidhje telefonike , ish-ministri tha se do të jetë i qetë kur e gjithë historia do të përfundojë. Ai u shpreh se do të luftojë me të gjitha mundësitë për të arritur tek e vërteta e tij.
I pyetur nëse do të publikojë të shtunën materiale kompromentuese për ish-kolegët e tij socialistë, ish-ministri i Brendshëm tha: “Është fyese të mendohet se unë shantazhoj njerëz me materiale. Sikurse është fyere të mendosh se ish-kolegët e mi paskan diçka për t’i shantazhuar. Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta” – tha Saimir Tahiri.
Ai tha se qysh në krye të herës është përballur si qytetar me akuzat dhe se nuk kërkon mbështetjen e askujt nga kampi politik.
“Unë nuk kam asnjë koment për deklaratat e Edi Ramës apo socialistëve të tjerë. Çështjen e kam me drejtësinë” – tha Tahiri. ©LAPSI.al
Bej kakerdhi. Rrofte Rilindja se te shpetoi. Rrofte Sherbimi I Proves.