• |
ide | kryesore

Gjendet i masakruar në pyll 27-vjeçari shqiptar/ Çfarë thonë hetuesit

Arkiva, Lajme



Një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare në Gjermani. Trupi i pajetë u gjet ditën e dielë, ndërsa prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, për shkak të të cilave ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës “Bild”, grupi hetimor zhvilloi kontrolle të imtësishme në pyllin e qytetit Dölauer Heide për të gjetur gjurmë që mund të zbardhnin e vrasjes të të riut shqiptar.

Trupi, i cili kishte plagë thike dhe arme, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes ADN-së.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *