• |
ide | kryesore

Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan!

Arkiva, Planet

Luftë e drejtpërdrejt ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Arabisë Saudite në rast se një nga këto vende fillon sulmin ndaj Iranit. Në një intervistë për CNN, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë “deri në ushtarin e fundit amerikan”. 

Zarif tha se Irani shpreson të shmangë konfliktin, ndërsa shtoi se vendi i tij do të ishte i lumtur të diskutonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm iranian ka përjashtuar mundësinë që Irani të kthehet në “tryezën e bisedimeve” me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk heq sanksionet aktuale ekonomike.

Gjatë intervistës, zyrtari iranian mohoi edhe një herë përfshirjen e Iranit në sulmet me dronë në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Bombardimi i rafinerive të naftës/ Gjithçka duhet të dini rreth konfliktit në rritje mes Arabisë Saudite dhe Iranit 

Ai pranoi se militantët Houthi i Jemenit – të cilët kanë marrë përsipër sulmin – kohët e fundit kanë rritur ndjeshëm aftësitë e tyre ushtarake dhe tani mund të kryejnë një “goditje” si ajo e së shtunës së kaluar.

1 Comment

  1. Irani,te mos harroje luften me Irakun,ne vitet 80,qe e beri pershesh.Ndersa me Arabine po e drodhi per here te dyte,do ja shikoje “hajrin”.Kur flet Irani qe do luftoje deri ne ushtarin e fundit amerikan,vetem per te qeshur ,te vjen.E gjetsh nga mendja jote,thote nje fjale popullore,prandaj Irani te ruaj mendjen ,se Amerika,e neutralizon shume me shpejt se Irakun,dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu