• |
ide | kryesore

Iu premtuan ndihmë refugjatëve por i dhunuan, pranga 5 shkodranëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 shtetas, te cilet transportonin disa persona nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shtetasit shqiptarë gjatë rrugës qe po i transportonin ata të huajt, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Ata te shkretet vine nga luftra nga ane e anes, e priten ne bese nga shkerdhata. Shqiptari ska zakone te tilla te prese ne bese njeri e jo me hallexhiun, e kemi provuar vete dhe e provojme emigrimin. Jepini disa vite tju vine mend pisave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *