• |
ide | kryesore

Jo vetëm Tahiri, ministrat dhe kryeministrat e dënuar ndër vite në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri Saimir Tahiri nuk është i vetmi zyrtar që është dënuar me burg në historinë e Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë keni një listë me emra ministrash dhe kryeministra të dënuar duke nisur nga 1990 deri në ditën e sotme, ku Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë dënojë me 5 vite burg Tahirin, të konvertuar për shkak të gjykimit të shkurtuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove

– Aredin Shyti, ish-ministër i Brendshëm (nga periudha 11 maj-16 qershor 1991). Ai u arrestua më 25 korrik 1992, pasi u akuzua për vrasje me dashje indirekte të 4 personave si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Po ashtu ai u akuzua edhe për shpërdorimin e detyrës në lidhje me ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa u dënua me 17 vite burg.

– Vladimir Hysi, ish-ministër i Brendshëm, (në detyrë nga 18 dhjetori 1991-13 prill 1992), i cili u dënua me 1.5 vite burg. Hysi u arrestua më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, Gjykata e Kasacionit e shpalli Shytin të pafajshëm.

– Fatos Nano, ish-kryeministër nga periudha 22 shkurt 1991 deri në 4 qershor 1991. Nano u arrestua më 31 korrik 1993 me akuzën e shpërdorimit të detyrës në favor të të tretëve dhe u dënua me 14 vjet burg nga gjykatat. Ai qëndroi në burg deri në 13 mars 1997 dhe më pas presidenti i atëherëshëm Sali Berisha dekretoi faljen e Nanos.

-Vilson Ahmeti, ish-kryeministër (nga periudha 14 dhjetor 1991 deri në 14 prill 1992) dhe ish-ministër i Industrisë Ushqimore dhe ish-ministër i Industrisë së Lehtë. Ai u arrestua në mars 1993 për skandalin Arsidi, pasi akuzohej për vjedhje duke shpërdoruar detytrën në bashkëpunim dhe mitmarrje. Ish-zyrtari u dënua me 12 vjet burg, qëndroi në qeli 1 vit e 4 muaj dhe në arrest shtëpie 8 muaj.

-Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë (Nga periudha 11 qershor deri në 6 dhjetor 1991). Brokaj u arrestua më 28 shkurt 1997 me akuzën e organizimit të rebelimit në Jug të vendit. Ai u la nga gjykata në arrest shtëpie.

-Safet Zhulali, ish-ministër i Mbrojtjes prill 1992-mars 1997.
U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e ‘Krimeve kundër njerëzimit” bashkë me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD. Më pas ai u la i lirë më 10 korrik 2000.

-Halit Shamata, ish-ministër i Brendshëm, 11 korrik 1996-12 mars 1997. U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim së bashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-ve të PD. Pas disa javësh lirohet nga gjykata. Më 10 korrik 2001, prokuroria pushoi çështjen për mungesë provash dhe më pas gjykata i dha pafajësi.
-Perikli Teta, ish-ministër i Brendshëm, nga periudha 24 prill, deri në 28 shtator 1998. Ish-zyrtar u arrestua më 19 qershor 1999 në sallën e gjyqit gjatë procesit për vrasjen e ish-kryetarit të PD, Azem Hajdari, por më pas u lirua pas disa orësh me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Osman Shehu, ish-ministër i Turizmit (Periudha 1992-1993). Shehu u arrestua në 1999 nën akuzën për ‘shpërdorim detyre’ dhe më pas u shpall i lirë nga gjykata.

Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta gjatë periudhës 2009-2013. U arrestua më 29 janar 2016 për shpërdorim të detyrës. Gjykata e Faktit vendosi që ai të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *