• |
ide | kryesore

Kiara Tito: Puthja e parë ishte shumë e…

Paparazzi, Slider



Moderatorja e “Doctor Plastic”, Kiara Tito, tashmë është angazhuar edhe me një “punë” të re.

Ajo ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe ka publikuar videon e parë, ku i përgjigjet pyetjeve kurioze të fansave të saj.

Kiara ka vendosur të flasë pa dorashka për veten, duke treguar edhe episode të pazbuluara më parë nga jeta e saj.

E pyetur për puthjen e parë, moderatorja rrëfeu se në fakt kishte qenë diçka e shëmtuar nga e cila kishte një kujtim jo fort të mirë.

“Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu.”- u shpreh Kiara, pa zbuluar personin të cilit ia kishte dhënë puthjen e parë.


Gjithashtu, moderatorja konfirmoi se është single dhe iu shmang pyetjeve lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur shpesh për një lidhje dashurie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *