• |
ide | kryesore

Kosova i tregon Serbisë kush komandon: nuk pranon ndeshjen e Crvena Zvezda në territorin e saj

Sport



Pas ndalesës së imponuar nga Prishtina, për të luajtur në territorin e Kosovës të një ndeshje mes Crvena Zvezda e një skuadre lokale, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Serbisë, është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Beograd.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave sfida mes Crvena Zvezda e Trepca (skuadër e Mitrovicës që militon në kategorinë e tretë) – e parashikuar për në 25 shtator në Zvecan (në veri të Kosovës, vend me mazhorancë popullsie serbe), do të luhet në kryeqytetin e Serbisë në 9 tetor për shkak të impenjimeve të Crvena Zvezda.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që vazhdon ta konsiderojë si një provincë të saj me mazhorancë shqiptare. Ndaj dhe ky refuzim i Kosovës bëhet pikërisht për ti treguar se kush komandon brenda territorit kosovar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *