• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Lajme, Të fundit

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në Tiranë. Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” një motoçikletë me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës. Ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. Policia thotë se një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu