• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan i jep fund lidhjes me sheikun

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme në një intervistë, aktorja e njohur Lindsay Lohan ka dhënë papritur lajmin e ndarjes së saj. E pyetur nëse ishte në një lidhje apo jo, aktorja ka treguar se prej disa kohësh po dilte me dikë, por ata ishin ndarë sot. Lindsay nuk ka preferuar ta tregojë emrin e personit në fjalë, mirëpo ka rrëfyer se lidhja nuk ka zgjatur për një kohë të gjatë.

“Po dilja me dikë dhe u ndamë sot. As nuk keni për ta ditur cili është, zgjati shumë pak”- u shpreh 33-vjeçarja në studio.

Megjithëse ajo nuk e tregoi identitetin e partnerit, në rrjet po aludohet se në fakt bëhet fjalë për sheikun miliarder arab, Mohammad bin Salman. Dyshja u takua për herë të parë para një viti në një garë të “Formula 1” dhe në muajt në vijim u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *