• |
ide | kryesore

Mazhoranca kërkon faljen e gjobave të AKU-së

Lajme, Të fundit

Mazhoranca ka propozuar falje të gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë periudhës 1 korrik deri në 31 gusht të këtij viti. Ky draft është dorëzuar në parlament me firmën e deputetit Ilir Beqaj në një kohë që gjatë verës ka pasur një intensitet të aksionit të kontrollit ushqimor duke sjellë edhe bllokimin e më shumë se 800 tonë produkteve.

Po ashtu janë vendosur gjoba për qindra subjekte.

Në relacion kërkohet të falen gjobat për të gjitha ato biznese, se operonin pa licencë në sektorin e përpunimit të dhe shpërndarjes së ushqimeve. Në mënyrë të çuditshme propozimi vjen vetëm një muaj pasi në Fushë Krujë u bllokuan 141 ton ushqime, ku mes miellit u gjetën edhe minj të ngordhur. Në atë kohë AKU u shpreh se subjekti operonte pa licencë prej 18 vitesh.

Ky propozim thuhet në draft vjen pas shqetësimit të disa bizneseve për gjoba të vendosura dhe bllokimin e aktivitetit. Ndërsa operatorët kanë theksuar se kanë qenë të painformuar për detyrimin e pajisjes me këto leje të veçanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu