• |
ide | kryesore

MotoGP: Yamaha sfidon Marquez në provat e lira 2: Lorenzo në krizë të plotë…

Sport



Me kërcënimin e shiut për kualifikueset dhe nevojën e shfrytëzimit në maksimum të pistës së thatë të premten, sesioni i dytë i provave të lira në Aragon u përqendrua në kërkimin e kohës së nevojshme për të mbetur në dhjetëshen e ditës. Në pasditen e MotorLand (provat e lira) protagonistët kanë qenë pilotët e Yamahas që pushtuan tre vendet e para të renditjes. Më i miri i provave të dyta të lira, në fakt, është Maverick Vinales, që me kohën 1’48”014 kalon shokun e tij Valentino Rossi, i dyti me 57 të mijtat dhe Quartaron me Petronas.

Marc Marquez, që mbetet më i miri i kohëve të kombinuara me kronometrin e mëngjesit (1’46”869) nuk është pozicionuar dot më lart se vendi i katërt: spanjolli vuajti rrëshqitjen në kthesën e tetë, edhe pse për fat rihyri në bokse pa probleme. Në dhjetëshen e pasdites edhe Pol Espargaro, i pesti me 0”387 përpara Miller, Crutcloë, Dovizioso, Mir dhe Aleix Espargaro, që mbyll listën e dhjetëshes më të mirë në provat e dyta të lira me Aprilia.

Ende larg nga më të mirët Jorge Lorenzo, që një vit më parë në Aragon rrëmbente pole position e tij të fundit me Ducati, ndërsa tani gjendet në një krizë forme e besimi të paprovuar kurrë më parë në karrierë. Piloti nga Mallorca me Honda ka mbyllur testin me kohën e 20° e pavarësisht se distanca është shumë më e reduktuar se në FP1 (+ 1”696 nga Vinales), është shfaqur shumë nervoz e i ndrydhur brenda bokseve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *