• |
ide | kryesore

Ndryshimet klimaterike/ Sot demonstrata më e madhe në historinë e planetit

Lajme, Planet



Nga Londra në New York City dhe nga Perth në Paris, aktivistët e klimës do të organizojnë ditën e sotme një grevë të përgjithshme globale, që pritet të hyjë në histori si një nga demonstratat klimaterike në historinë e planetit.

Në qendër të Australisë, një turmë maisve është mbledhur tashmë për mbajtjen e një marshimi në Melburn. “Ky është Melbourne! janë mbledhur më shumë se 100,000 njerëz! #Climatestrike #Greens”, ka shkruar në një postim në “Twitter” deputeti i të gjelbërve, Adam Bandt, i cili përfaqëson Melbourne-n në Parlamentin Federal.

Greva globale e Klimës është e treta në një seri tubimesh klimaterike të organizuara nga nxënës të shkollave, të udhëhequr nga 16-vjeçarja Greta Thunberg.

Në tubimet e këtij muaji, radhët e pjesëmarrësve janë zgjeruar me përfshirjen e grupeve humanitare, organizatave mjedisore dhe të punonjësve të disa prej markave më të mëdha në botë, gjithashtu të vendosura të marrin pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *