• |
ide | kryesore

Një brazilian që nuk përshtatet dot në Brazil: paradoksi i çuditshëm i Dani Alves

Sport



Rekord trofesh, e një nga lojtarët më të mirë të rolit të tij edhe pse drejt fundit të karrierës, por me një sindromë të cuditshme: nuk përshtatet me futbollin, në të cilin nisi karrierën. Duket paradoksale, por Dani Alves ka deklaruar se nuk po arrin të përshtatet me futbollin e vendit të tij dhe është gati të ndryshojë pozicion në fushë.

Lojtari më fitues i historisë së futbollit, pasi mbylli eksperiencën me Paris Saint-Germain, vendosi të kthehet në Brazil, duke veshur fanellën e San Paolo. “Është vështirë të luash këtu, kaloj shumë kohë pa prekur topin – tha ish-lojtari i Barcellona për TV Globo – e kjo nuk më lejon të shprehem në mënyrën më të mirë. Më pëlqen të luaj me topin poshtë, të marr pjesë shpesh në aksion, të futem në zotërimin e topit shpesh. Të luaj në Brazil, si lojtar krahu jo vetëm më vë në vështirësi në këto gjëra, por dal edhe jashtë ritmit. Duhet të kem mundësinë të ndihmoj shokët të krijojnë mundësi për gol, për këtë jam i gatshëm edhe të ndryshoj pozicionin që për 20 vjet ka qenë i imi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *