• |
ide | kryesore

Shpërthen fantazia/ Mos i humbni meme-t për vendimin e Gjykatës ndaj Tahirit (FOTO)

Pikante



Vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duhet të shlyejë 3.4 vjet në shërbim prove përkundër akuzës për shpërdorim detyre, është padyshim kryetema më e diskutuar së fundmi në rrafshin publik në vend.

Krahas mbulimit mediatik përmes emisioneve televizive apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, çështja “Tahiri” ka një prani të konsiderueshme edhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, verdikti i Krimeve të Rënda është shqoëruar nga postime shpotitëse, që kryesisht vënë theksin tek rënia e tre akuzave të rënda të ngritura nga Prokuroria, që u reduktuan në akuzën minore të shpërdorimit të detyrës.

Kështu, “Brryli Broadwey”, një ndër faqet më të ndjekura online veçanërisht nga një audiencë të rinjsh, ka zgjedhur të ironizojë me një foto të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili i kërkon falje Tahirit, duke e etiketuar si “Saje Qorri”.

Ndërsa, një tjetër meme i veçantë ironizon dënimin ndaj ish-ministrit, i cili “akuzohet për trafik ndërkombëtarë, ndërkohë që merr dënohet për gabime gjimnazistësh”.

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *