• |
ide | kryesore

‘Tahiri’, ambasada britanike: Vendimi vë në pikëpyetje drejtësinë

Lajme, Të fundit



Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre.

Tahiri nuk do vuajë asnjë ditë burgim pasi dënimi me 3.4 vite u konvertua në shërbim prove. Ambasada Britanike shprehet se: “Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet.”

Reagimi i Ambasadës Britanike

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës.



3 Comments

  1. Vë në pikepyetje drejtesine qe prisnit ju me premtimet qe juve ju ishin bere.
    Ne te tjeret e dinim te gjithe se, sic tha 1 komentues dje, ujkonja nuk mund t’i haje kelyshet e vet

  2. TE GJITHE THONE ATE QE DUAN POR QE ASNJEHERE NUK ESHTE AJO QE DUHET TE ISHTE .
    DHE NE FUND , ISHTE PAAAAAAK ME BARRE . VARI KKKKK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *