• |
ide | kryesore

Trafik droge nga Holanda, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Milano

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroinës, duke vënë në pranga 8 persona, shtatë prej të cilëve janë shqiptarë dhe një italian. Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Holanda dhe trafikohej në Milano.

Gjatë aksionit, policia italiane ka sekuestruar dy pistoleta dhe dy mitralozë, ndërsa urdhërarresti për anëtarët e bandës është lëshuar nga prokurori i Komos. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe armbëmbajtje pa leje.

Fqinjët raportojnë se banda shqiptare akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës nga Holanda, të cilën më pas e shpërndante në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Barese dhe Rimini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *