• |
ide | kryesore

Video-skandali/ Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e Elbasanit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për Denis Himçin, pedagogun e Universitetit të Elbasanit, që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin invstigativ “Stop”, teksa i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Në mungesë të pegagogut, i cili ndodhet i shtruar në pavionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT), Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 10 ditor.

Himçi u dërgua në spital dy ditë më parë, si shkak i problemeve me tensionin.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 



5 Comments

  1. Vellai I sek te pd elbasan me 10 dite burg kjo eshte drejtesia e salihut dhe luluse por per kete rast nuk flasin kurvat e pd

  2. Ti kishin qire nenen atij dhe ty bashke per keto maskaralleqe o ipa emeri i ridhjerjes dhe jo ta denonin 10 dite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *