• |
ide | kryesore

Xhafaj del hapur kundër Tahirit/ Ish-ministri “pro” dënimit dhe kritikave ndaj gjykatës

Lajme, Të fundit



Reagimi i ambasadës Britanike në Tiranë një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e dënuar vetëm me 3 vjet shërbim prove për “shpërdorim detyre” ka nxjerrë sërish në pah përplasjen mes dy ish-ministrave të brendshëm.

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman shkroi në Twitter se: “Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”.

Ky reagim duket se i ka pëlqyer edhe Fatmir Xhafajt pasardhësit të Tahirit në zyrën e ministrit të Brendshëm. Siç duket edhe nga fotot më poshtë Xhafaj e ka “pëlqyer” komentin gjë që ka shkaktuar edhe reagimin e të tjerëve.

Në njërin nga komentet është edhe Alice Taylor, një gazetare e huaj që jeton në Shqipëri e cila i shkruan ambasadorit britanik: “Mire e ke thënë! Madje e gjej qesharake që edhe Fatmir Xhafaj e pëlqen këtë”.

Përplasja mes Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit është e njohur. Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhafaj largoi nga detyra pothuajse të gjithë krerët e policisë të vendosur nga Tahiri. Në disa dalje mediatike, Xhafaj nuk i kurseu as kritikat për punën e policisë gjatë drejtimit të Tahirit për kanabizimin e vendit.

Edhe replikat e Tahirit nuk kanë munguar gjatë gjithë këtyre viteve. Madje në seancën e fundit gjyqësore, përpara se të jepej vendimi, Tahiri tha së sallën e gjyqit se “të gjithë e kanë nga një vëlla apo kushëri budalla, por askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për ta”. Ky ishte një shigjetim i pastër për vëllain e Fatmir Xhafajt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *